Prokuroria e Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për 15 komisionerë zgjedhorë, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Rasti lidhet me incidentin e 23 janarit 2026 në Malishevë, ku janë intervistuar gjithsej 59 komisionerë.
Të ndaluarit janë: Eliona Kryeziu, Denis Zogaj, Astrit Hoxha, Albesa Krasniqi, Kastriot Paqarizi, Fatime Krasniqi, Nderim Bytyqi, Njomza Guncati, Kujtim Bytyqi, Elton Hoti, Eronë Kryeziu, Besa Mazreku, Enis Hoti, Arbër Kastrati dhe Nexhat Krasniqi.
Hetimet po zhvillohen në koordinim mes Policisë dhe Prokurorisë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rasti mund të zgjerohet edhe në zona të tjera të vendit.




