Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë nisur hetimet për grupin e dytë të dyshuarve për manipulim votash në Qendrën Komunale të Numërimit.
Hetimet lidhen me shkeljen e të drejtave të votimit dhe korrupsionin zyrtar. Autoritetet kanë paralajmëruar komunikatë gjatë ditës, ndërsa aksioni pason arrestimin e mëhershëm të 109 personave dhe pritet të shtrihet edhe në komuna të tjera të Kosovës.





