Presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes të themeluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një zhvillim shumë të rëndësishëm të politikës së jashtme, që forcon drejtpërdrejt pozitën dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.
Ajo theksoi se rreshtimi i Kosovës me SHBA-në është i natyrshëm dhe përbën vlerësim të jashtëzakonshëm për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Osmani sqaroi se pjesëmarrja në këtë Bord i jep Kosovës zë të barabartë në vendimmarrje ndërkombëtare dhe hap mundësi të reja diplomatike, përfshirë komunikimin me shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Ajo bëri të ditur se anëtarësimi nuk sjell obligime financiare të detyrueshme dhe se marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim pas konstituimit të tij, duke e cilësuar këtë hap si konfirmim të fuqishëm të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.




