Shoqata “Zonjat” nga Ferizaji ka shprehur mbështetjen për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë për çlirimtarët e Kosovës.
Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, së bashku me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, vizituan shoqatën, ku pensionistet theksuan se drejtësia e paanshme është obligim moral dhe qytetar. Përfaqësuesit e platformës vlerësuan mbështetjen e tyre, duke theksuar dimensionin qytetar dhe njerëzor që i japin marshit.
Shoqata “Zonjat” bëri thirrje që qytetarët të bashkohen në Marshin e 17 shkurtit, ndërsa platforma do të vazhdojë aktivitetet për mobilizim në të gjitha komunat e Kosovës.




