Prishtina e Re e ka përmbyllur me fitore fazën përgatitore, duke mposhtur skuadrën kazake Ulytau me rezultat 2-1.
Golat për ekipin kryeqytetas u shënuan nga Toni Gomes dhe qendërmbrojtësi Elvis Prençi. Kjo fazë përgatitore rezultoi shumë pozitive për Prishtinën e Re, e cila në pesë ndeshje miqësore regjistroi katër fitore dhe një barazim, duke treguar formë të lartë dhe stabilitet.
Rezultatet e ndeshjeve miqësore:
– Prishtina e Re – Ulytau 2-1
– Prishtina e Re – Dinamo Kiev U19 4-3
– Prishtina e Re – Pakhtakor 2-1
– Prishtina e Re – Budapest Honvéd 1-0
– Prishtina e Re – Kecskeméti TE 1-1
Skuadra e drejtuar nga Qëndrim Kida ka bërë përforcime cilësore dhe pritet të jetë një kundërshtar serioz për të gjitha ekipet në edicionin pranveror të Superligës.




