Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, u takua me përfaqësues të Policisë së Kosovës për të koordinuar veprimet lidhur me rezultatet zgjedhore dhe listat e kandidatëve.
Më 19 janar, Prokuroria autorizoi Policinë për mbledhjen e informatave mbi procesin e numërimit të votave për kandidatët.
Pas përfundimit të rinumërimit dhe analizimit të provave, Prokuroria paralajmëroi se do të ndërmerren veprime ligjore të mëtejshme. Të dy institucionet riafirmuan përkushtimin e tyre ndaj sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.




