Qeveria e Kosovës ka formuar një grup pune me zyrtarë dhe ekspertë ligjorë për të adresuar çështjet që lidhen me zbatimin e Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete, konfirmoi zëdhënësi Përparim Kryeziu.
Sipas tij, grupi ka për qëllim sqarimin e kërkesave ligjore dhe lehtësimin e zbatimit të tyre, ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë tashmë janë njoftuar. Zbatimi i plotë i ligjeve ka nisur më 16 janar dhe faza e parë do të zgjasë deri më 15 mars, me fushatë informuese për qytetarët.
Masat pritet të prekin veçanërisht komunitetin serb në Kosovë, ndërsa autoritetet kanë theksuar se procesi do të zhvillohet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe duke marrë parasysh shqetësimet e komuniteteve joshumicë.




