Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, zhvilloi sot takim me Zëvendës Shefin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Matthias Conrad, dhe Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.
Gjatë takimit, Radoniqi i informoi mysafirët për përfundimin e procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe përgatitjet për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Conrad vlerësoi menaxhimin profesional të procesit zgjedhor nga KQZ-ja, ndërsa të dy palët ranë dakord për bashkëpunime konkrete në të ardhmen.




