Sot në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se dy të akuzuarit që pretenduan çrregullime mendore, nuk kanë pasur probleme të tilla në kohën e kryerjes së veprës. Ndërkohë, Apeli ka dënuar Tom Dodajn, i akuzuar për shitjen e armës së krimit, me tre vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.




