Dyshimet për manipulim të votave kanë shkaktuar një skandal në disa komuna të Kosovës, ku keqpërdorimet kanë çuar në aksione policore dhe arrestime, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Procesi i rinumërimit ka arritur mbi 91% në nivel vendi, me ndryshime në vota për disa kandidatë.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ish-kandidati për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi, është kandidati me humbjen më të madhe të votave, duke regjistruar një rënie prej 922 votash.
Autoritetet theksojnë se hetimet për çdo rast të dyshuar të manipulimit do të vazhdojnë për të garantuar proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.




