Njësia Antidrogë në Suharekë ka arrestuar tre persona gjatë një operacioni për parandalimin e trafikimit të narkotikëve.
Sipas kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu, gjatë aksionit janë konfiskuar sasi të kokainës dhe marihuanës, armë zjarri, para të gatshme, si dhe dy automjete që dyshohet se janë përdorur për veprimtari kriminale.
“Të tre të arrestuarit u kapën në flagrancë gjatë shitjes së narkotikëve. Hetimet janë në vazhdim dhe institucionet përkatëse do të veprojnë në bazë të ligjit”, tha Kryeziu.




