Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se gjatë vërshimeve të janarit në Kosovë janë trajtuar gjithsej 1,007 raste dhe janë realizuar rreth 196 intervenime në vërshime, ndërsa 42 persona janë evakuuar nga zonat me rrezik.
Drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu, tha se reagimi institucional ka qenë i shpejtë dhe i koordinuar, duke parandaluar pasoja më të rënda për qytetarët dhe infrastrukturën.
Ai theksoi se vërshimet janë shkaktuar nga reshjet e mëdha dhe problemet infrastrukturore, përfshirë dëmtime në pendën e Malishevës.
AME ka nxjerrë rekomandime për ndalimin e ndërtimeve në zona të rrezikuara, pastrimin e lumenjve, forcimin e kapaciteteve emergjente dhe përmirësimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm.




