Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në një fazë të domosdoshme konsolidimi dhe ringritjeje, që kërkon unitet, disiplinë organizative dhe qëndrueshmëri.
Ai ka vlerësuar angazhimin e kryetarit Lumir Abdixhiku për forcimin e organizimit të partisë dhe rikthimin e besimit qytetar, duke theksuar se sfidat nuk duhet ta vënë në dyshim rrugëtimin e LDK-së.
Azemi shtoi se Dega e LDK-së në Ferizaj mbështet qasjen e Abdixhikut dhe do të vazhdojë punën në terren për rezultate konkrete dhe besim të ri për partinë.




