Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të nisë nga nesër kampanjën “Auditimi në shërbim të qeverisjes së mirë – Roli dhe ndikimi i ZKA-së”, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe palëve të interesit për mandatin dhe rëndësinë e auditimit publik.
Kampanja do të zhvillohet në qytete si Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë e Jugut, duke përfshirë takime informative për nxënës, qytetarë dhe përfaqësues lokalë.
ZKA synon të rrisë transparencën, të promovojë llogaridhënien për përdorimin e fondeve publike dhe do të publikojë përmbajtje informative në uebfaqe dhe rrjetet sociale në gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për publikun.




