Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dje u zhvillua seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Ademajt.
Gjatë seancës, Naim Murseli, ish-bashkëshorti i viktimës, mohoi çdo dhunë gjatë martesës dhe mohoi të ketë pasur marrëveshje për ta vrarë viktimën.
Avokati i familjes së viktimës, Leutrim Syla, deklaroi për “Ora 7” se familja e ka pritur me vështirësi këtë version, duke e cilësuar të shpikur, veçanërisht para vëllait të Liridona Ademajt, Leonardit. Ai shtoi se, megjithatë, Leonardi po tregon shembull dinjiteti gjatë procesit gjyqësor.




