Rritja e propozuar nga KESCO për çmimin e energjisë elektrike me 21.3% ka shkaktuar reagime të shumta.
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova se Qeveria në detyrë duhet ta mbulojë këtë rritje përmes subvencioneve, në vend që të faturohet te qytetarët.
“Qeveria ka mundësi të subvencionojë këtë ngritje dhe të mbulojë kostot e operatorëve energjetikë, në mënyrë që qytetarët të mos përballen me një rritje të drejtpërdrejtë të faturave të energjisë elektrike,” tha Azemi.
Ai shtoi se kjo do të ishte një mënyrë për të lehtësuar barrën financiare mbi qytetarët dhe për të siguruar që çmimet e energjisë të qëndrojnë të përballueshme.




