Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) ka mirëpritur heqjen e bllokadave nga kompanitë transportuese të vendeve të rajonit, duke e konsideruar këtë një hap pozitiv për normalizimin e qarkullimit të mallrave dhe funksionimin e zinxhirëve të furnizimit.
Sipas DHTIK, bllokadat kishin shkaktuar vonesa të konsiderueshme në import dhe eksport, rritje të kostove operative për kompanitë dhe pasiguri për sektorë të tërë ekonomikë. Dhoma thekson se është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, ato rajonale dhe BE-ja të angazhohen për zgjidhje afatgjata, që të parandalojnë përsëritjen e situatave të ngjashme.
“Dhoma do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet dhe të bashkëpunojë me institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur interesat e komunitetit të biznesit në Kosovë,” thuhet në njoftim.




