Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar ligjëratën e mbajtur nga Gjykata Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Ai tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se gjykata ka dhënë vendime të gabueshme dhe të padrejta, duke iu referuar rasteve të Salih Mustafës-Calit dhe Pjetër Shalës.
Haradinaj theksoi se problemi kryesor i ligjëratës ishte përhapja e propagandës kundër UÇK-së, dhe shtoi se këto ligjërata nuk mund të mbahen pa autorizim.




