Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor të Suharekës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në disa raste vjedhjeje gjatë kësaj jave.
Falë hetimeve të detajuara dhe bashkëpunimit me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës, është intervistuar i dyshuari E.B. nga Fushë-Kosova, i cili në prani të avokatit ka pranuar veprën penale. Po ashtu, për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar dhe intervistuar O.S. dhe A.D., të cilët kanë pranuar fajësinë.
Ndërkohë, policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, ndërsa hetimet ndaj tyre po vazhdojnë.




