Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të vendvotimeve pritet të përfundojë sot, më 30 janar.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në fund të ditës së 29 janarit janë rinumëruar rreth 95 për qind e vendvotimeve, apo 2 mijë e 414 nga gjithsej 2 mijë e 557. Për t’u rinumëruar kanë mbetur edhe 143 vendvotime, që i përkasin komunave Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.
Elezi theksoi se KQZ planifikon që i gjithë procesi i rinumërimit të përmbyllet gjatë ditës së sotme.




