Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se 98% e vendvotimeve janë rinumëruar, ndërsa procesi i rinumërimit të votave për kandidatët pritet të përmbyllet sot.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, vetëm tri komuna – Prishtinë, Suharekë dhe Shtërpcë – kanë mbetur me rreth 60 vendvotime pa rinumëruar. Procesi ka nisur më 13 janar dhe deri më 30 janar janë rinumëruar 2,414 nga 2,557 vendvotime.
Elezi bëri të ditur se KQZ do të njoftojë me kohë për mbledhjen ku do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.




