Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ekziston gatishmëri për bashkëpunim me opozitën, por shton se do të shihet në muajin shkurt nëse do të krijohet atmosfera për një raport të ri Qeveri–Opozitë.
Ai bëri të ditur se është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, por përpara procesit të zgjedhjes së presidentit ose presidentes duhet të përfundohen tre hapa paraprakë: konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë tri marrëveshjet me Bankën Botërore dhe planin e rritjes së BE-së.
Kurti theksoi se mbështetja e madhe e qytetarëve ndaj Lëvizjes Vetëvendosje është një përgjegjësi e lartë për sigurimin e bashkëpunimit institucional dhe stabilitetit të vendit, duke shtuar se gatishmëria nga ana e qeverisë ekziston dhe pritshmëritë për hapjen e një kapitulli të ri me opozitën do të vlerësohen në shkurt.




