Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur i rezervuar lidhur me pretendimet për mashtrim nga një kompani nga Gjilani në lidhje me dronin “Skifter”.
Ai theksoi se nuk mund të dijë hollësitë e secilës kompani, por është i hapur të dëgjojë kritikat kur ka pasaktësi në informacionet që i prezantohen.
“Kam vizituar me qindra kompani në të gjithë Kosovën gjatë këtij 4-vjeçari; nuk mund të them se mund t’i di hollësitë e secilës kompani, por sigurisht jam i gatshëm të dëgjoj kritikat kur diçka nuk është siç më është prezantuar.
Kur vjen puna te aspektet teknike dhe profesionale, nuk mund t’i di paraprakisht hollësitë e secilës kompani”, tha Kurti gjatë vizitës së tij në Odën e Mjekëve të Kosovës.




