Ministria e Financave ka shtyrë afatin për tatimin në pronë për vitin 2026. Faturat do të lëshohen deri më 31 mars, ndërsa kësti i parë i pagesës deri më 30 qershor.
Shtyrja është bërë për shkak të ndryshimeve në regjistrat kadastralë që ndikojnë në disa komuna, me qëllim që të shmanget lëshimi i faturave me të dhëna të pasakta.




