Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, u përfshi në “International Hall of Fame “të “U.S. Army Command and General Staff College” në Fort Leavenworth, Kansas, në një ceremoni të mbajtur më 15 janar 2026.
Ai është i pari student ndërkombëtar nga Kosova dhe i pari nga klasa e tij e diplomimit (2013) që merr këtë nderim. Maqedonci u vlerësua për udhëheqjen e tij të spikatur ushtarake dhe për 15 vjet shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përfshirë edhe pjesëmarrjen në ushtrime ndërkombëtare si “Defender Europe 21 dhe 23”.
Në fjalimin e tij, ai theksoi se mësimet e marra në kolegjin amerikan ndikuan thellë në karrierën dhe stilin e tij të udhëheqjes, duke vlerësuar arsimin amerikan si një model për profesionalizimin e ushtrisë së Kosovës.




