Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të sigurisë, sipas të cilit janë regjistruar 18 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar gjithsej 2 323 tiketa trafiku, si dhe ka arrestuar 30 persona. Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Autoritetet policore kanë bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit, me qëllim rritjen e sigurisë publike.





