ZRRE ka publikuar kërkesat e KESCO, KEDS dhe KOSTT për kostot e vitit 2026, ku KESCO kërkon mbi 49 milionë euro dhe KEDS mbi 41 milionë euro, çka mund të çojë në rritje të tarifave të energjisë rreth 21%.
Njohës të energjisë dhe ekonomisë paralajmërojnë se një rritje e tillë do të rëndojë familjet, bizneset dhe sektorin prodhues, veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.
kërkojnë analizë të detajuar të gjithë sektorit energjetik, më shumë efikasitet, ulje të humbjeve dhe transparencë nga ZRRE, duke theksuar se barra përfundimtare do të bjerë mbi qytetarët.




