Prokuroria Speciale ka konfirmuar se deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, është intervistuar në lidhje me grantet e Ministrisë së Bujqësisë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, bëri të ditur për Gazetën Sinjali se Pacolli është intervistuar në cilësinë e të pandehurës.
Pacolli ka qenë më parë Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi.
Në kuadër të së njëjtës çështjeje, ish-Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar gjithashtu sot si i pandehur.




