Xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës nis këtë fundjavë me derbin Bashkimi – Sigal Prishtina të shtunën në orën 17:00. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 11 fitore e 6 humbje, ndërsa prishtinasit kanë 8 fitore e 9 humbje.
Po të shtunën, në orën 19:30, GO+ Peja përballet me Rahovecin 029, ndërsa të dielën zhvillohen përballjet Vëllaznimi – Bora (17:00) dhe Trepça – Golden Eagle Ylli (19:30). Mitrovicasit e Trepçës janë në formë të lartë me 14 fitore e 3 humbje, ndërsa therandasit e Golden Eagle Yllit kanë 8 fitore e 9 humbje.
Java 18 premton ndeshje të forta dhe të pazakonta në luftën për vendet e para dhe mbijetesë në elitë.




