Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të mos zhvillojë armë bërthamore dhe të ndalojë vrasjet e protestuesve, ndërsa SHBA po rrit praninë ushtarake në Gjirin Persik. Trump tha se flotat amerikane “të mëdha dhe të fuqishme” janë në rrugë drejt Iranit, duke shtuar se do të preferonte mos t’i përdorte ato.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se forcat e armatosura janë të gatshme të përgjigjen menjëherë ndaj çdo akti agresioni.




