Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas Kuvendit të Punës së partisë, ka bërë thirrje për unitet dhe afrim të anëtarësisë. Ai tha se votëbesimi pasqyron mbështetjen reale dhe se demokracia e brendshme është vlerë e rëndësishme për partinë.
Abdixhiku u shpreh se LDK-ja do të nisë riorganizimin në të gjitha degët, duke ftuar edhe anëtarët e pakënaqur apo të larguar që të rikthehen dhe të kontribuojnë në rimëkëmbjen e partisë.




