Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka tërhequr nga tregu i Kosovës dy linja të produkteve të ushqimit për fëmijë të markës Aptamil, për shkak të dyshimeve për prani të substancës Cereulide.
Sipas njoftimit zyrtar, produktet janë me origjinë nga Gjermania dhe janë futur në Kosovë përmes një kompanie që operon në Shqipëri. Bëhet fjalë për produktin APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram, me numër loti 172911 dhe datë skadimi 10 nëntor 2026, i cili është eksportuar për kompaninë Rossmann Kosova.
Po ashtu, pas inspektimit të depos, është konstatuar se po bëhet tërheqja edhe e produktit APTAMIL PRE PROFUTURA DUO ADVA 800 gram. AUV ka bërë thirrje që këto produkte të mos konsumohen dhe ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha masat sipas procedurave ligjore.





