Donna Dafi ka publikuar singlin dhe videoklipin e ri “Prima Donna”, një këngë pop moderne që trajton temat e vetërespektit dhe pavarësisë emocionale.
Projekti, i kënduar në anglisht, shoqërohet me një videoklip të guximshëm dhe përfshin elemente nga kënga ikonike shqiptare e Eli Fara-s, duke krijuar një ndërthurje unike mes kulturës dhe pop-it bashkëkohor.




