Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar 29-vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Në një mesazh, ai ka nderuar guximin, trimërinë dhe qëndresën e tyre, si dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se jeta dhe vepra e tyre mbeten udhërrëfyes të përhershëm për ndërtimin e shtetit të Kosovës.





