Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se shpërthimi më 29 nëntor 2024 në kanalin “Ibër-Lepenc” në Varagë të Zubin Potokut u krye me përfshirjen e pjesëtarëve të inteligjencës ushtarake serbe.
Njëri nga të arrestuarit është gjetur me dokumente që e lidhin me këtë shërbim, ndërsa analizat e FBI-së konfirmuan lidhjen e të dyshuarve me vendin e ngjarjes.
Hoxha tha se gjatë vitit 2025 ka pasur rënie të veprave penale në Kosovë, veçanërisht vjedhjet dhe grabitjet.




