Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë më në detyrën e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai tha se vendimi lidhet me marrjen e përgjegjësisë për rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, si dhe me angazhimet e tij si kryetar i Komunës së Lipjanit.
“Nuk besoj se duhet të vazhdojë në këtë pozicion, sepse duhet të marrim përgjegjësi. Me këtë hap dëshiroj gjithashtu të hap rrugë për gjeneratat e reja,” tha Ahmeti.




