Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që sot të shpallë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në orën 10:00, ku do të zyrtarizohet përmbyllja e procesit të numërimit dhe rinumërimit të votave.
Edhe pas shpalljes së rezultateve, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve, ndërsa certifikimi i rezultateve do të varet nga ankesat eventuale.
Rinumërimi nuk ka ndikuar në ndarjen e mandateve, por ka ndryshuar numrin e votave të kandidatëve brenda partive, duke ngritur dyshime për manipulime të brendshme. Për këto raste, disa persona janë intervistuar dhe ndaluar nga autoritetet, kryesisht në rajonin e Prizrenit.




