Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dhënë besimin në mocionin e votëbesimit ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut.
Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë, ndërsa Abdixhiku nuk mori pjesë në hedhjen e votës së tij, edhe pse e kishte këtë të drejtë.
Me këtë vendim, kryetari i LDK-së ruan mandatin dhe mbështetjen e anëtarësisë për të udhëhequr partinë.




