Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar 36-vjetorin e rënies së dëshmorëve Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të vrarë nga forcat jugosllave gjatë një demonstrate masive kundër dhunës dhe terrorit.
Ai theksoi se vendi ku ranë dëshmorët ishte më vonë skenë e aksioneve të para të armatosura që paralajmëruan lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lladrovci bëri homazhe së bashku me familjarë dhe qytetarë, duke nderuar kujtimin dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.




