Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, pas mbledhjes së Kuvendit të partisë, tha se shumica e anëtarëve nuk e pranuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, duke e konfirmuar atë sërish në krye të LDK-së.
Ajo bëri të ditur se Abdixhiku ka paraqitur dy deklarata politike, një për reformimin e brendshëm të partisë dhe një për qëndrimet e LDK-së ndaj zhvillimeve politike në vend, të cilat janë miratuar me shumicë votash. Sipas saj, rruga përpara është e qartë dhe Abdixhiku mban përgjegjësinë për riformimin e LDK-së.




