Rreth 227 persona kanë humbur jetën pas shembjes së minierës në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, ndërsa numri i viktimave vazhdon të verifikohet dhe disa minatorë dyshohet se mbeten të bllokuar nën rrënoja.
Mes të vdekurve ka minatorë, gra dhe fëmijë që ndodheshin në zonë për tregti, ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar me lëndime të rënda. Miniera ndodhet në territor të kontrolluar nga grupi rebel M23, i akuzuar nga OKB-ja për shfrytëzim të burimeve minerare për financimin e kryengritjes, akuza të cilat Ruanda i ka mohuar.




