Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe ish-emisari për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar dorëheqjen nga pozicioni i këshilltarit të kryeministrit Robert Fico, pas publikimit të komunikimeve të tij me Jeffrey Epstein.
Kryeministri Fico bëri të ditur se e ka pranuar dorëheqjen e Lajçakut, duke e vlerësuar atë si diplomat me përvojë të lartë, ndërsa kritikoi ashpër opozitën dhe mediat, të cilat, sipas tij, po tregojnë standarde të dyfishta në trajtimin e rasteve që lidhen me reputacionin e vendit.




