Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe me rastin e 29-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Osmani tha se sakrifica e tyre ka ndërtuar themelet e Kosovës dhe ka frymëzuar popullin për luftën drejt lirisë, duke theksuar se këto veprime kontribuan në ndërtimin e shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës.




