Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 150 tiketa trafiku në kuadër të aktiviteteve të saj për sigurinë rrugore. Brenda kësaj periudhe, janë arrestuar 18 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsej 53 aksidente trafiku, prej të cilave 30 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 23 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.





