Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për rastin e Jeffrey Epstein përmendin edhe ish-presidentët e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli. Emrat e tyre shfaqen në e-maile të vjetra, por të dy kanë mohuar çdo lidhje me Epsteinin, duke theksuar se nuk janë takuar apo komunikuar me të.
Epstein vdiq në vitin 2019 në burg, pas një prej skandaleve më të mëdha seksuale në SHBA.




