Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të intervistojë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, lidhur me dyshime për manipulim të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Nga Prokuroria është bërë e ditur se veprimet po ndërmerren për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe sundimin e ligjit.




