Policia, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ndaluar për 48 orë katër kryesues në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, nën dyshimet për manipulim me vota gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se është urdhëruar intervistimi i gjithsej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Sipas tij, hetimet pritet të zgjerohen edhe në komunat Skenderaj dhe Vushtrri, të cilat po ashtu mbulohen nga kjo prokurori.




