Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve për shkak të reshjeve të shiut dhe rrugëve të lagështa.
Autoritetet këshillojnë përshtatjen e shpejtësisë me kushtet atmosferike, mbajtjen e distancës së sigurt dhe ngadalësimin e lëvizjes për të shmangur rrëshqitjet.
Sipas parashikimeve, sot pritet mot i vranët me shi, ndërsa temperaturat do të sillen nga -1 deri në 3 gradë Celsius.




