Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjetet sociale një video që shfaq peizazhet dimërore të vendit tonë.
Me pamje spektakolare të maleve të mbuluara me borë, videoja tregon bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të Kosovës gjatë sezonit të dimrit.
Videoja është realizuar nga Fitim Sopjani dhe paraqet vendin si një destinacion tërheqës për turizëm dimëror, duke nxjerrë në pah pasurinë e jashtëzakonshme natyrore që Kosova ofron gjatë gjithë vitit.
Në postimin e saj, Osmani e cilësoi dimrin në Kosovë si një bukuri të veçantë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të pasurive natyrore dhe turistike të vendit.
Postimi i plotë:
Kosova e bardhë ![]()
![]()
![]()
Video: Fitim Sopjani




