Qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dy drejtimet në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, në zonën e Dragostunjës, si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve nga mali. Si rezultat, një numër i madh automjetesh kanë mbetur të bllokuara në këtë segment rrugor.
Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po bashkëpunon me firmën e mirëmbajtjes për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të shmangin këtë aks deri në njoftimin për rihapjen e tij.




